Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marr të pandehur kreun e PL, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA e hetimin pasuror. Të dy akuzohen për 3 vepra penale, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. Kryemadhi qëndroi rreth 2 orë në ambientet e SPAK, ku iu komunikua edhe akuza.
Teksa ka dalë nga SPAK, Kryemadhi ka folur në një prononcim për mediat, ku nuk i ka kursyer ironitë.
“Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjmë të hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën”, tha Kryemadhi.




