U mori jetën 20 personave në Texas, i riu nuk shfaq asnjë shenjë pendese para policëve

0
12

Patrick Crusius, 21-vjeçari amerikan që u mori jetën 20 personave në Texas, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Teksa u pyet për ngjarjen, ai nuk ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja dhe nuk është penduar për aktin që ka kryer.

Në sulmin që tronditi jo vetëm SHBA-në, por edhe mbarë botën, humbën jetën 20 persona dhe mbetën të lënduar 26 të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin qytetarë meksikanë dhe me origjinë hispanike.

Pas kësaj ngjarje, autoritetet amerikane janë vënë në alarm për kërcënime të tjera nga supremacistët e bardhë, pjesë e të cilëve ishte edhe autori i tmerrit që ndodhi në qendrën tregtare në qytetin El Paso dy ditë më parë.

Nga ana tjetër, Meksika ka paralajmëruar SHBA-në për aksione ligjore, duke akuzuar administratën Trump se nuk ka garantuar mbrojtjen e qytetarëve të saj që jetojnë në shtetin amerikan.

Zjarr Tv Ad