U përpoq të digjte 60-vjeçarin, policia parandalon tragjedinë

0
621

Policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të rëndë pasi një 44-vjeçar u përpoq të djegë me benzinë një 60-vjeçar.

Sipas policisë, mësohet se Janaq Xega u përpoq të digjte me benzinë 60-vjeçarin me inicialet P. P.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas një sherri banal mes tyre.

Në kohën kur Xega ka hyrë në banesë për t’i vënë flakën të moshuarit policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar.

Zjarr Tv Ad