ELBASAN– Një muaj pas pezullimit rikthehet në detyrë Anisa Kostani, efektivja e policisë së Elbasanit që ofendoi gazetarët.
Kostani mban të njëjtin pozicion, si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Kujtojmë se ajo u pezullua më 19 gusht nga ish-drejtori i policisë së Shtetit, Gledis Nano për thyerje etike.
Kostani ofendoi gazetarët duke marrë shkas nga raportimet për vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan para një muaji e gjysmë. Ajo i quajti gazetarët të degjeneruar dhe dashakeqas ndaj punës së mirë, që sipas saj, po bën Policia e Elbasanit.
Pas incidentit Nano i kërkoi AMP të hetojë Kostanin si dhe të kalojë në filter të gjitha rrjetet sociale të policëve të cilët shfaqin sjellje kundër etikës e rregullores së policisë.
Efektivja 27-vjecarja u bë e famshme nga postimet në rrjetet sociale me gjaprin që mban si kafshë shtëpiake.




