“U prehtë në paqe”, Kryeministri Rama shkruan për ikjen e Bujar Nishanit

0
189

Kryeministri Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta të ish-presidenti Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pasditen e sotme në Gjermani, ku kurohej prej më shumë se 20 ditësh për pasojat e postcovid.

“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, shkruan Rama dhe ndan një foto bardhë e zi të ish-kreut të shtetit. Reagimet e politikës për ikjen e Bujar Nishanit sot kanë qenë të shumta, si nga aktorët e opozitës ashtu dhe nga ata të Partisë Socialiste.

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot, në moshën 56-vjeçare. Nishani u shtrua fillimisht në “Senatorium” për pasojat e postcovid, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u nis për në Gjermani, ku ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Zjarr Tv Ad