Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar për fitoren presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili u rizgjodh për herë të dytë në krye të shtetit.
Nikolla shkruan se rizgjedhja e Macron është fitore për Francën dhe për Bashkimin Evropain.
Ndër të tjera ajo shkruan se kjo fitorja e tij është një triumf i shpresave për progres, paqe e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve.
“Rizgjedhja e Emmanuel Macron President i Republikës Franceze është një fitore e Francës dhe Bashkimit Europain dhe e te gjitha vendeve që aspirojnë integrimin evropian dhe evro-atlantik.
Është një triumf i shpresave për progres, paqe e bashkëjetesë midis kombeve, racave, komuniteteve, besimeve fetare e qytetërimeve” shkruan Nikolla.




