UEFA monitoron zgjedhjet e FSHF-së

0
214

Zv.presidenti i UEFA-s Grigori Surkis në prag të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama dhe kreun e FSHF-së Duka. Surkis u shpreh se ka pasur shqetësime në lidhje me përfshirjen e palëve të treta dhe se UEFA do ta monitorojë procesin zgjedhor. Zgjedhjet në federatën shqiptare të futbollit janë kthyer në temën e ditës dhe ndërhyrja e mundshme e palëve të treta ka bërë që në Tiranë të zbresë zv.presidenti i UEFA-s Grigory Sukris. Numri 2 i insititucionit që drejton futbollin në Europë zhvilloi një takim me kryeminsitrin Edi Rama dhe me kreun aktual të FSHF-së dhe kandidatin për president Armand Dukën. Delegacioni ynë erdhi në Shqipëri sipas udhëzimeve që kemi marrë nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin. U takuam me kryeministrin,  ishte një ndeshje që zgjati 90 minuta. Qëllimi i vizitës tonë lidhej me shqetësimin, pas sinjalizimeve që kemi marrë së fundmi rreth tentativave të palëve të treta për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Synimi ynë është një dhe i vetëm: të nënvijëzojmë se duhen respektuar principet e UEFA-s, principi i demokracisë, i transparencës dhe i zgjedhjeve të lira. Principe të cilat  ndalojne kategorikisht nderhyrjen e paleve te treta. Delegatët e FIFA dhe UEFA do të jenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të Shkurtit dhe zv.presidenti i qeverisë europiane të futbollit theksoi se kjo është një procedurë  e cila tregon kujdesin që UEFA shfaq kundrejt futbollit. Nuk jemi as prokurorë e as hetues. Ne jemi përgjegjës për zhvillimin e futbollit në Europë. “Ne kujdesemi për futbollin”, kjo është moto jonë. Fushata elektorale dy kandidatëve kryesore Armand Duka e Bashkim Fino po shkon drejt fundit dhe 7 shkurti, dita e gjykimit po afron gjithnjë e më shumë.

Zjarr Tv Ad