Ukraina në ditën e PESTË të luftës, Xhaçka takohet me Kim, Sorecan dhe ambasadorin ukrainas

0
54

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja ka bërë me dije se gjatë takimit kishin diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të mbështetjes së Ukrasinës dhe vënies para përgjegjësisë të palës ruse.

“Prita sot Ambasadoren e SHBA 🇺🇲,Yuri Kim, Ambasadorin e BE 🇪🇺 Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës 🇺🇦 në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

Diskutuam mbi situatën në 🇺🇦 dhe skenarët e mundëshëm për bashkëpunim.

Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbajtjen e Rusisë përballë përgjegjësisë.

Zjarr Tv Ad