Pas disa ditësh qëndrimi në qelitë e paraburgimit, një prej protesteuse është liruar dhe ka marrë pjesë sërish në protestën e ditës së sotme. Në ditën e shtatë të protestës, i riu ka deklaruar para protestuesve se ishte arrestuar në mënyrë të dhunshme dhe të turpshme.
Ndërsa u bëri thirrje të rinjve të tjerë që të mbushin sheshet dhe të vazhdonin protestën kundër rritjes së çmimeve.
Fjala e protestuesit, Gentjan Tufa: Të gjithë shqiptarët kanë pasur një armik të përbashkët. Solidarizohem me të gjithë ata të burgosur politikë të arrestuar nga Edi Rama. Na kanë arrestuar nëpër trotuaret e atdheut tonë. Ju bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të mbushin sheshet dhe të protestojnë. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos tremben. Edi Rama nuk mund ta mbajë më peng Shqipërinë. Është në tërheqje e sipër, kjo tregon se do kemi pasur të drejtë. Mjerë ai popull që ka nevojë për heronj.




