Në kuadër të projektit për unazën e madhe, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) ka njoftuar se sot do të nisë një aksion në Shkozë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.
“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, ne kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…”, – ka bërë të ditur IKMT




