Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, sot nga foltorja e parlamentit, ndërsa ka akuzuar opozitën për mosbashkëpunim në disa komisione të Kuvendit.
Spiropali thumboi Bashën pas vendimit të gjykatës që e njohu atë si kryetar të PD-së, duke i thënë “urime zoti Basha”. Më tej, Spiropali ironizoi fjalimin e kryedemokratit, duke thënë se është si shprehja e popullit “me fyell”.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
Edhe njëherë nga kryetari i PD, sot i vërtetuar edhe nga një shkresë e gjykatës, urime zoti Basha, dëgjuam të njëjtat përsëritje, është i njëjti fjalim. Unë i kam lexuar dhe i lexoj me vëmendje fjalimet e zotit Basha, ndryshon renditja e paragrafit. Ajo shprehja me fyell…Foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë fyell ku ai derdh persjatet e tij.
Basha bën mirë të sqarojë pozicionin e tij brenda PD dhe pastaj të kërkojë llogari nga kjo shumicë. Ne kemi kërkuar që komisioni për reformën të ngrihet. E vërteta të bën të lirë, pranojeni që zgjedhjet e 25 prillit ishin humbja juaj. Sot ai që është president i shkarkuar, ju nis ju mesazhe. Po ju pra ishit, a ishit ju në zgjedhjet e 25 prillit dhe populli i 2 marsit.




