Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se prokurorja e Përgjithshme për një vit e gjysmë nuk lëviz as gishtin për dosjen ‘339’ dhe ‘184’.
Duke publikuar një video nga një intervistë e Markut, ai thotë se dosja ‘339’ dhe ‘184’ bllokohen me urdhër të Kryeministrit, për të cilin shton se e thërret kryeprokuroren në zyrën e tij sa herë do.
“E ka pranuar vetë publikisht prokurorja që asgjë nuk ka ndodhur me dosjen ‘339’.
Edi Rama duhet të ishte larguar që dje, prokurorja e përgjithshme sot. Këta pranojnë të jenë pecet e këmbëve të kriminelëve ndërsa populli kurrë”, shkruan Vasili.
Ai bën thirrje që të mos vonohet asnjë minutë, duke thënë se “populli tani i ka shumë të qarta gjërat…”




