Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Metën, reagon presidenca: Zero surprizë, kjo çështje s’duhet të kishte filluar

0
69

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe zëdhënës i Presidentit Meta, Tedi Blushi.

Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se nuk ishte aspak surprizë dhe se kjo çështje nuk duhet të kishte filluar fare.

“ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar! 🇦🇱”shkruan Blushi në postimin e tij.

Kujtojmë që vetëm pak minuta më parë Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata Kushtetuese, presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda ashtu siç pretendohet nga ana e Kuvendit.

Zjarr Tv Ad