E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Vetëm për këtë gjë lutem çdo natë”, Armina Mevlani komenton vendimin e...

“Vetëm për këtë gjë lutem çdo natë”, Armina Mevlani komenton vendimin e DASh për shpalljen ‘non grata’ të Sali Brishës: Më intereson vetëm shëndeti, të tjerat rregullohen

0
98
Zjarr Televizion Adccccc

Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, ka komentuar për herë të parë vendimin për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një sesion pyetje përgjigje në Instagram, modelja ka cekur dhe vendimin e bujshëm Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shprehet se për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, por më e rëndësishmja është shëndeti i njerëzve të dashur, pasi çdo gjë tjetër rregullohet.

Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir.

Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.

Zjarr Tv Ad