“Baltë mbi grupet kriminale”, Vasili skandalizohet me Dakon: Fundi

0
20

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shkëputur një pjesë nga emisioni i kaluar i “Opinion” ku ishte i ftuar për të folur pas përgjimeve të dala në gazetën gjermane “Bild”, kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Në këtë video Dako thotë se po hidhet baltë mbi grupet kriminale. I tronditur me sa duket nga kjo deklaratë e Dakos, Vasili thotë se është tamam fundi.

“Fundi!! (VIDEO). Vangjush Dako kërkon të mos hidhet baltë mbi grupet kriminale. Ua ua ua ky është tamam FUNDI…..i Edi Ramës!! Ja çfarë zuzarësh qeverisin vendin. Shiheni dhe do mbeteni pa goje”, shkruan Vasili.

Ndërsa në video Dako thotë: “Janë deputetët e qarkut të Durrësit të cilët patën një rezultat shumë negativ në qarkun e Durrësit në 2017 dhe hedhin baltë mbi grupet kriminale për arsye të paaftësisë së tyre dhe pazotësisë për t’u organizuar”.

Fundi!! (VIDEO).Vangjush Dako kerkon te mos hidhet balte mbi grupet kriminale.Ua ua ua ky eshte tamam FUNDI…..i Edi Rames!!Ja cfare zuzaresh qeverisin vendin. Shiheni dhe do mbeteni pa goje.

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 7. Juni 2019

Zjarr Tv Ad