Ministri Taulant Balla është çliruar tërësisht gjatë vizitës së tij në Londër ku është takuar me emigrantë shqiptarë aq sa nuk e ka kursyer veten nga një kërcim popullor.
Balla ka publikuar një video teksa ka marrë i pari Vallen e njohur të Kukësit. Megjithëse me kostum e kravatë, kjo gjë nuk e ka penguar të ndjekë ritmin e një valleje të tillë të shpejtë.
“Kur hidhet vallja e Kukësit në mes të Londrës”, shkruan Balla, i cili me sa duket ka zgjedhur të bëjë një rrugë e dy punë; dhe të bëjë fushatë për PS-në duke iu kërkuar votën emigrantëve shqiptarë në Britani, por edhe të ndjekë Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e sotme kundër Anglisë.



