Kryeministri Edi Rama mëngjesi me sotëm e ka nisur me një video-mesazh për 1 qershorin që është edhe dita kur vendi unë merr për herë të parë drejtimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“MIRËMËNGJES
dhe në këtë ditë historike për Shqipërinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur për herë të parë në histori vendi ynë merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në SHBA bashkë me ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, do të drejtojë nesër 2 qershor debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.




