Vidhnin qytetarë te Liqeni i Tiranës, arrestohet polici i Patrullës dhe inspektori i Bashkisë

0
2825

Dy të rinj janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës, pasi vidhin me dhunë qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës. Mësohet se në pranga kanë rënë dy efektivë policie, Serxhio Cani dhe Sajmir Muzikanti.

I pari, 23 vjeçari Serxhio Cani, është efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, kurse shoku i tij, 39 vjeçari Sajmir Muzikanti është inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës.

Top Channel, raporton se të dy këta shtetas janë mbajtur nën vëzhgim dy javor nga Agjencia e Mbikëqyrjes dhe mëngjesin e kësaj të shtune, janë prangosur në kushtet e flagrancës. Dy policët në vend që të kapnin hajdutët, ishin kthyer vetë në të tillë dhe u vidhnin celularët qytetarëve.

Pas njoftimeve dhe denoncimeve të bëra në Komisariatin nr.1 nga qytetarët, të cilët vidheshin me dhunë në zonën e Liqenit Artifical, ose në raste të tjera dy policët ua merrnin nga xhepat pa u vënë re, shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje.

Nga hetimet dhe vëzhgimet dy javore, ka dalë se hajdutët në fakt ishin dy policët, Serxhi Cani, efektiv i Patrullës në Komisariatin nr.1, dhe shoku i tij 39 vjeçar Sajmir Muzikanti, inspektor në Policinë Bashkiake të Tiranës.

Zjarr Tv Ad