Për shkak të borës së rënë, aksi rrugor Ersekë-Leskovik vijon të mbetet ende problematike.
Vështirësitë kanë bërë që kjo rrugë të kalohet vetëm me anë të zinxhirëve, për shkak të reshjeve të shumta të borës.
Mësohet se trashësia e borës ka arritur mbi 30 cm.
Raportohet se nuk është marrë asnjë masë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.




