“Vini dorën në zemër”, 200 të burgosur në Reç letër Ramës, kërkojnë amnisti, gjyqtarët “i dogji” vettingu

0
52

Të burgosurit e Reçit kërkojnë amnisti të përgjithshme, pasi pretendojnë se janë viktima të sistmit gjyqësor, duke qenë se 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë mbetur në vetting. Sipas tyre, sistemi ka qenë i korruptuar dhe të favorizuarit kaën qenë personat me para.

200 persona që qëndrojnë në burgun e Shkodrës tashmë i kanë nisur edhe një shkresë kryeministrit Edi Rama, kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla si dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Ndër të tjera në peticion nënvizohet se ata ndihen prehje të sistemit gjyqësor të paaftë e të korruptuar që po vuajnë dënime ekstreme e të pa drejta, shkruan Ora Neës.

“Kërkojmë të vini dorën në zemër, të bëni akt mirësie ku të jepni një amnisti gjithëpërfshirëse”, thuhet në letër, duke shtuar se kësaj situate i shtohet edhe dhimbja për të afërmit që ata i kanë humbur për shkak të pandemisë.

Madje në peticionin e nënshkruar nuk mungojnë as akuzat për lirime apo dhënie të vendime të ulëta kundrejt rryshfetit. Vendimi i fundit për amnisti ka qenë i vitit 2019, kur 175 gra të mitur e të moshuar përfituan nga ulja e dënimit.

Zjarr Tv Ad