Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka shkuar në Durrës për të takuar banorët që kanë hyrë në apartamentet e tyre. Rama u prit nga banorët me lule dhe ëmbëlsira në Manzë të Durrësit.
Teksa iu ofrua karamele në shenjë mirëseardhje në shtëpinë e një çifti të moshuarish, Rama tha se nuk do sepse është ‘i ëmbël vetë’, duke kërkuar t’i jepeshin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi ‘ai është i hidhur’.
“Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy se ky është i hidhur“, tha Rama.




