Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur rreth situatës në vend për shkak të përmbytjeve, ku tregoi se; situata është përkeqësuar edhe më shumë ditën e sotme.
Sipas Ademit, është shtuar numri i sipërfaqeve të tokës, që janë përmbytur në Njësinë Administrative Dajç, si dhe në Njësinë Administrative, Ana e Malit.
“Situatën e kemi të përkeqësuar sot në mëngjes. Bëhet fjalë për një rritje 5-10 cm në Dajç. Hidrometri në Dajç sot është 6 metra e 36 cm. Ka një rritje të konsiderueshme dhe për rrjedhojë ka një numër të shtuar të sipërfaqeve të tokës, tashmë edhe në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit”, kështu është shprehur kryetarja Voltana Ademi.
Gjithashtu, kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se; momentalisht të gjitha fshatrat kanë energji elektrike.
“Sot ka energji, nuk raportohet deri në këto momente mungesa e energjisë”, është shprehur ajo.




