Vrasja e 17-vjeçares, policia arreston një të dyshuar

0
69

Policia Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë ku mbeti e vrarë 17- vjeçarja, Griselda Gjikolaj dhe u plagos 23-vjeçari, Erion Benga.Në pranga ka përfunduar Ronald Muzhaqi me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Vazhdon ende të jetë në kërkim i dyshuari kryesor. Nga ana tjetër policia deklaroi se ka identifikuat autorin, por nuk ka ende të dhëna mbi identitetin e autorit. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt banal mes autorit dhe 23-vjeçarit.

Zjarr Tv Ad