Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në ditë dhe javët në vijim do t’i bëjë konsultimet me anëtarët e qeverisë, anëtarët e parlamentit dhe të gjitha grupet e rëndësishme të shoqërisë, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojnë në implementimin e marrëveshjes së rekomanduar.
“Kishim një bisedë tejet të vështirë, mund të them se ishte biseda më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Një diskutim i hapur dhe serioz. Për një gjë për të cilën jemi dakord është se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe kur keni konflikt të ngrirë, atëherë vetëm është pikëpyetje momenti kur dikush vjen dhe e zgjedh (e shkrinë) atë konflikt dhe kur individët të papërgjegjshëm do ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, dëshiroj t’iu them se, si president i rep. Serbisë, sot padyshim jam ballafaquar me probleme dhe sfida, të cilat do t’iu vendoseshin si barë para shtetit tonë, po nëse nuk do të kishim ra dakord me planin e rekomanduar”, tha ai.
Ai shtoi se vazhdimi i bisedimeve dhe kthimi i serbëve në institucione të Kosovës, do të ndodh vetëm pas themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.




