E premte, Gusht 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Vuçiç njofton se Serbia do të investojë mbi 80 milionë euro në...

Vuçiç njofton se Serbia do të investojë mbi 80 milionë euro në Kosovë

0
18

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar sot se do të bëjnë investime të mëdha në Kosovë.

Ai ka thënë se Serbia do të investojë mbi 80 milionë euro në rajonin e Dukagjinit dhe të Anamoravës, shkruan Tanjug

“Duam që ta ndryshojmë ciklin e jetës së njerëzve me 9.5 miliardë dinarë (80 milionë e 745 mijë e 27 euro). Këto investime do t’i bëjmë në Metohi, por poashtu edhe në Anamoravë”, ka thënë Vuçiq.

“Duam që të shohim progres gjithkund. Këtë mund ta bëjmë sepse i kemi paratë. Të gjitha do të ishin rrëfime koti sikur ne të mos kalonim në reforma të ashpra për të siguruar organizimin e financave publike”.

 

Zjarr Tv Ad