Në fillim të qershorit pritet një takim në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, në Ohër, ku, siç ka bërë të ditur vetë ai, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha sot presidenti Aleksandar Vuçiç, pas bisedimeve me partnerët nga të dy vendet për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç në Instagram së bashku me fotot nga video-konferenca, raporton Tanjung.




