Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, mbështet hartën e re gjyqësore që u prezantua sot nga ministri Ylli Manjani. Ai thotë se kjo hartë e re nuk ka “asgjë të keqe”, por thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave dhe minimizohet delegimi i kompetencave e transferimin e gjyqtarëve nga KLGJ në rrethe.
“Thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave. Ç’është më e rëndësishmja shmanget në maksimum delegimi dhe transferimi nga KLGJ i gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën. Fjala vjen për të ndihmuar gjykatën e Kavajës Shpesh duhet të çosh gjykatës nga Tirana me vendim KLGJ. Nëse Kavaja është pjesë e juridiksionit të gjykatës Tiranë, kjo gjë zgjidhet me short”, shkruan ish-ministri dnër të tjera.
Shënimi i plotë i Ylli Manjanit:
Që ti sqarojmë gjërat. Harta e organizimit të ri gjyqësor në vend nuk është një gjë e keqe. Përkundrazi është ide që duhet mbështetur. Personalisht kam qenë nismëtar i kësaj ideje dhe e mbështes. Frika që përhapet se do mbyllen gjykatat nëpër disa qytete nuk qëndron. Gjykatat si godina dhe infrastrukturë gjyqësore vijojnë të shërbejnë.
Thjesht reduktohet numri i kryetarëve të gjykatave. Ç’është më e rëndësishmja shmanget në maksimum delegimi dhe transferimi nga KLGJ i gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën. Fjala vjen për të ndihmuar gjykatën e Kavajës Shpesh duhet të çosh gjykatës nga Tirana me vendim KLGJ. Nëse Kavaja është pjesë e juridiksionit të gjykatës Tiranë, kjo gjë zgjidhet me short. Ndaj nuk shoh asgjë të keqe tek reduktimi i numrit të juridiksioneve territoriale, gjithmonë pa cënuar aksesin e njerëzve tek gjykata. Edhe njëherë gjej rastin të ftoj që të fokusohet kritika reale mbi gjykimin me procedura bolshevike dhe jo vendin se ku ndodh gjykimi.
Përsa kohë që gjykata ka të drejtë të marrë vendim për ty, pa të njoftuar fare për këtë gjë, nuk ka kuptim të harxhohet kohë për vendin e gjykimit! Reforma e vërtetë në gjyqësor do ndodhë vetëm kur të hartohen e miratohen procedura të reja, të cilat duhet të jenë kryekëput ndryshe nga bolshevizmat dhe inkuizicioni që kemi sot për sot.




