Yuri Kim: Ambasadorët amerikanë të Ballkanit Perëndimor takohen këtë javë me liderët e DASH, diskutojnë integrimin rajonal

0
90

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka publikuar një foto me ambasadorët amerikanë në Kosovë, Malit të Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Ajo thotë se ata do të takohen me liderët e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal – më të rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad