Yuri Kim dërgoi një person për t’i bërë propozim mbi kreun e PD? Ambasada amerikane përgënjeshtron Berishën: Nuk negociojmë pozicionin për “non-grata”

0
100

Ambasada amerikane është përgjigjur pas deklaratave të mbrëmshme nga ish kryeministri, Sali Berisha përsa i përket një propozimi të bërë nga Yuri Kim lidhur me zgjidhjen e krizës në PD.

Në reagimin e bërë, ambasada përgjigjet duke thënë se shpallja “non-grata” nuk negociohej, duke mohuar kështu aludimet se ambasadorja Yuri Kim kishte bërë një propozim të tillë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi se Yuri Kim kishte dërguar në zyrën e tij një person që i kishte kërkuar të hiqte dorë përkohësisht nga kandidimi për kreun e partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Berisha tha se e kishte refuzuar propozimin e bërë, me qëllimin që Yuri Kim të mos ndërhynte në punët e brendshme të partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad