Zbardhet biseda mes Markut dhe Xhafajt, çfarë diskutoi sot kryeprokurorja me ministrin e Brendshëm

0
769

Zbardhet biseda mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt. Prokuroria e Përgjithshme iu ka shpërndarë sot medieve njoftimin mbi takimin e kryeprokurores së përkohshme dhe ministrit të Brendshëm, duke shkruar mes të tjerash se u diskutua për vettingun, luftën kundër korrupsionit dhe drogës.

Në takimin e zhvilluar ditën e Premte (dt. 29.12.2017), në qendër të diskutimit ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal.’, bën me dije Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas tyre Marku theksoi rëndësinë specifike që ka bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme në forcimin e sigurisë në vend, si edhe në pëmbushjen e prioriteteve të vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

‘Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për koordinimin ndërinstucional, me qëllim zhvillimin me sukses të hetimeve të rëndësishme, si edhe të çdo procedimi penal me impakt të lartë shoqëror.

Ministri i Brendshëm, z. Xhafaj garantoi se institucioni që ai drejton, si edhe Policia e Shtetit, do të vijojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për rritjen e hetimeve proaktive, ku prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit.’, përfundon njoftimi.

Xhafaj iu drejtua këtë mëngjes zyrës së Markut, duke realizuar takimin disa minutësh, i cili u realizua pas takimit që ditë më parë kryeprokurorja e Përkohshme pati me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Zjarr Tv Ad