Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se do të bëjnë çdo gjë që të ketë zgjedhje të parakohshme, përpara atyre vendoreve, që pritet të jenë në prill të vitit të ardhshëm. Ish-Kreu i Shtetit premtoi se do të vendoset rendi kushtetues në Shqipëri, që sipas tij “e ka shkatërruar kryeministri aktual dhe ai në largim, Edi Rama”.
“Kjo padyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj, aq më tepër kur jemi në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar. Unë i ftoj të gjithë opozitarët, PD dhe forcat e tjera të forcojnë monitorimin ndaj bashkive, investigimin, denoncimin. Kudo ka afera të ngjashme, sic është kjo e incedneratorëve. Ne do të bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare për t’ja kthyer pushtetin qytetarëve.
Përshëndes idenë e primaren që ka futur Berisha në rastin e koalicionit kjo do të ishte një ide e mirë për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës.
Kanë shpallur procesin e falimentimit të gjitha bashkive dhe kur shpallin falimentin si bashkia e Kavajës, kuptoheni cdo të thotë kjo për shumë bashki të tjera periferike në vendin tonë. Do të bashkëpunojnë më mënyrë transparencë. Për ne ka rëndësi që qytetarët të marrin pushtetin vendor, është shumë i rëndësishëm pushteti qendror dhe për këtë do të bëjmë cdo gjë që kjo të ndodhë para zgjedhjeve vendore dhe të vendoset rendi kushtetues në Shqipëri, ku dihet që shkatërruesi i këtij rendi është kryeministri aktual dhe në largim Edi Rama”, u shpreh Meta.




