E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Zgjedhjet 6 Marsit/ Meta: Të monitorohet procesi nga afër

Zgjedhjet 6 Marsit/ Meta: Të monitorohet procesi nga afër

0
41

Kur na ndajnë pesë ditë nga zgjedhjet pjesshme të 6 marsit, Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke kërkuar monitorim të afërt të procesit zgjedhor. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta i vlerëson si të rëndësishme këto zgjedhje.

“Sot, në ditën e fundit të paraqitjes së kërkesave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për akreditim vëzhguesish nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, theksoj rëndësinë e monitorimit të afërt të këtij procesi.

Kjo do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara, si dhe legjitimitetit të rezultatit të tyre”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad