Partia Socialdemokrate njoftoi përmes rrjeteve social se kreu i saj, Tom Doshi do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit për deputet. Tom Doshi ka mbajtur mandatin e deputetit në Shkodër prej vitit 2005 deri në vitin 2021.
Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës pas zgjedhjeve të 11 majit, duke konfirmuar edhe qarkun se ku do kandidojë.
Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 Majit. Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet.
Vetë Tom Doshi figuron në listën ‘non grata’ të SHBA-ve, që e detyroi të qëndronte larg Parlamentit pas zgjedhjeve të vitit 2021, duke dhënë dorëheqjen nga mandati që mbante dhe nga i mundshmi që do dilte nga rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit.



