Zgjedhjet e 6 marsit, PS dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e kandidatëve në tre bashki

0
54

Partia Socialiste ka dorëzuar në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e kandidatëve të saj në tre bashki për zgjedhjet e 6 marsit.

PS ka depozituar në KQZ dokumentacionin për Shkodrën, Lushnjën dhe Durrësin.

KQZ sqaron se dokumentet e kandidimit dorëzohen në KZAZ për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër ndërsa në KQZ dorëzohen për bashkitë që kanë më shumë se 1 ZAZ, pra bashkitë Durrës, Shkodër dhe Lushnjë

Kandidatët e PS:

Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni

Bashkia Durrës, Ermirjana Sako

Bashkia Dibër, Rahim Spahiu

Bashkia Vorë, Blerim Sheraj

Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla

Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa

Zjarr Tv Ad