Zgjedhjet e pjesshme dhe protestat/ Reagimi i fortë i Nishanit

0
54

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore që do mbahen në 6 mars.

Në një intervistë për Klan News, Nishani u shpreh se kandidatët e vetëm të PD për zgjedhjet lokale të pjessshme do të jenë vetëm ata që do të dalin nga primaret, ndërsa shton se kanë nisur negociatat me aleatët që në zgjedhje të futen si një front i gjerë opozitar.

“Ne e kemi deklaruar si vendim që nuk ka kthim pas, nuk ka tjetërsim. Do të përfaqësohemi me kandidatët që dalin nga procesi i primareve. PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej kohësh po angazhohet për të menaxhuar një frymë të gjerë opozitare që është në vend”, tha Nishani.

Ish presidenti, më tej shton se prej disa kohësh ka një aleancë mes Ramës dhe Bashës, ndërsa nuk përjashton as rikthimin e protëstave pas datës 6 mars.

“Ka një aleancë prej kohësh të madhe midis zotit Rama dhe zotit Basha, pra janë një, pavarësisht se mund të dalim me një, dy apo tre kandidatë është çështje e tyre. Jam besimplotë që zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 Marsit do të jenë shumë interesante të cilat nuk kanë alternativë tjetër përevçse të reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe protestat, në këtë situatë dhe ambient të madh krize shumëdimesionale janë normae që do të vijnë dhe do të shfaqen”, deklaroi Nishani.

Ish-presidenti deklaron se organizimi i PD për zgjedhjet e pjessshme do të bëhen nga Komisioni i Rithemelimit, pasi sipas tij, Basha dhe lidershipi i PD është i shkarkuar.

Zjarr Tv Ad