Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët e Fierit në kuadër të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike që do mbahen me 22 Maj. Berisha tha se në këto muaj Partia Demokratike u kthye në opozitë e vërtetë dhe riktheu votën e lirë. Ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën për çështjen e integrimit dhe tha se ylli polar i Shqipërisë është Bashkimi Europian. Votimin kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Berisha e cilësoi si akt primitiv dhe vasalitet të plotë ndaj Beogradit.
Fieri ishte ndalesa e rradhës e turit elektoral që ka nisur lideri historik i PD, Sali Berisha në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit ku garon për kreun e PD.
Teksa shprehu mirënjohjen për demokratët që u ngritën në betejë kundër autokracisë, Berisha theksoi se ishte kjo betëjë ajo që solli opozitën e vertët, dhe e riktheu partinë tek vota e lirë.
Berisha kishte edhe një kërkesë Për të gjithë ata që hodhën dyshime lidhur me procesin zgjedhor të riorganizimit të PD.
Ish-kryeministri u ndal edhe tek deklaratat e Ramës në Bruksel, ku tha se nëse nuk celen negociatat në qershor do të konsiderojmë drejtimin e vendit.
Sipas tiij, interesi kombëtar është në rrezik, pasi Rama po synom ta orieontojë vendin drejt Begradit e Stambollit.
Ndërsa vota kundër e mazhorancës ndaj rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, për Berishën është akt primitiv, dhe turp që i mbetet të gjithë shqiptarëve.
Gjatë takimit, demokratët e Fierit, rikthye edhe një hëre në vëmendje situatën absurde brenda PD, ku celsat e degës së selisë blu në këtë qytet, i mban ende i emeruari i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj.Berisha e lidhi këtë me mbajtjen pezull të vebndimit të gjyjtës, nga ndërhyrefr e Edi Ramës, ambasadores Kim dhe atyre që i quajti vbashkëpuntorë të tyre në opozitë.
Sipas tij, Basha Alibeaj e Kapllanaj po përdoren nga Edi Rama.




