Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur me mesazh ditën sot, një ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD në “Pallatin e Kongreseve”.
Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se demokratët zgjodhën të ardhmen dhe që të ndryshojnë për mirë.
“Zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm të ndryshojmë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!” shkruan Basha në postimin e tij.




