Në fjalën e saj zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tha se ka besim se Lulzim Basha do të rikthejë rininë dhe shpresën. Sipas Zhupës Rinia do të fitojë me programin e Partsë Demokratike. Teksa ka folur me shifra, zëdhënësja e PD-së, ka nënvizuar se 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria dhe se 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec.




