E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Zjarret “përpijnë” vendin, Yuri Kim takim URGJENT me Peleshin dhe Haki Çakon...

Zjarret “përpijnë” vendin, Yuri Kim takim URGJENT me Peleshin dhe Haki Çakon në Pashaliman

0
384

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim urgjent me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kreun të Emergjencave Civile, Haki Çako.

Të pranishëm kanë qenë dhe ekspertët e USAID dhe Emergjencës së Mbrojtjes Civile. Lajmi është bërë me dije nga Agjencia e Mbrotjes Civile, ë cilët me anë të një postimi në rrjete sociale.

Takimi është zhvilluar në kuadër të mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID në këto ditë ku vendi është duke u përballur me vatra të shumta zjarresh, të shtrira në të gjithë territorin.

Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret.

Zjarr Tv Ad