Zvicra del nga “neutraliteti”, miraton sanksionet e BE-së për Rusinë, ngrin llogaritë bankare të Putinit

0
77

Zvicra ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme do të sanksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë, duke thyer statusin e saj tradicional neutral.

Në një postim në “Twitter”, ka qenë ambasadori i Zvicrës në SHBA, Jacques Pitteloud, i cili ka njoftuar se janë miratuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe janë ngrirë të gjitha asetet e individëve dhe kompanive të listuara me efekt të menjëhershëm.

Pesë oligarkëve tashmë u është ndaluar hyrja në Zvicër, derisa llogaritë bankare të të gjithë 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen me efekt të menjëhershëm.

“Zvicra miraton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe ngrin asetet e individëve dhe kompanive të listuara me efekt të menjëhershëm. Zvicra ripohon solidaritetin e saj me Ukrainën dhe popullin e saj dhe do të dërgojë ndihma për njerëzit që kanë ikur në Poloni”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad