‘Sterilizimi’/ Urdhrat e arrestit u firmosën para 2 muajsh, kërkohet arrestimi edhe i Beqajt e Canit

0
480
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i masave të sigurisë nga GJKKO për 8 ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më datë 23 qershor të këtij viti dhe është kërkuar që të ekzekutohen ditën e djeshme.

Kujtojmë se masa arrest me burg është caktuar për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e “Nismës Thurje”. Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln euro. Raportet e bëra ndër vite nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur alarmin se ky koncesion po i shkaktonte një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit pasi kostot kishin nisur të rriteshin me 20-30% më shumë nga ç’ishin parashikuar në kontratë.

Mësohet po ashtu se në kontratën e lidhur mes ministrisë së asaj kohe me kompanitë që kishin fituar koncesionin ishte në favor të “Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë” dhe jo të shtetit.

SPAK, përpos 8 urdhër-arresteve të miratuara nga ana e gjykatës, vijon hetimet për çështjet pasi koncesioni është kryer në bazë të dokumentave, për të zbuluar se si u bë e gjithë procedura.

Ndërkohë po hetohet edhe roli i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja në koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tashmë i arrestuar.

Në muajin qershor SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Zjarr Tv Ad