Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka ironizuar amabasadorin britanik Alastair King-Smith që shpalli kryetarin e PD-së Sali Berisha ‘non grata’, pas lajmit se në vetëm një ditë, 700 emigrantë shqiptarë kanë kaluar me varka në drejtim të ishullit britanik.
Në postimin e tij në Facebook, Nigel Farange, ish-kryetar i partisë Pavarësia që udhëhoqi Brexit ka denoncuar emigracionin masiv drejt Britanisë, ku thotë se shumica e të rinjve janë shqiptarë.
‘Bëni gati edhe një “non grata” tjetër për Sali Berishën që të largoni vëmendjen nga “the guy”, dhe mos e vono se nuk duket hiç mirë puna…Përgjigjuni situatës, siç e meriton… me standardin e “Ali G”…!’, shkruan Strazimiri në Facebook.
Postimi i plotë:
For IMMEDIATE RELEASE
———————–
To: H.E. “Ali C”
URGENT
Bëni gati edhe një “non grata” tjetër për Sali Berishën që të largoni vëmendjen nga “the guy”, dhe mos e vono se nuk duket hiç mirë puna…
Përgjigjuni situatës, siç e meriton… me standardin e “Ali G”…!
KAQ!/syri.net