Super-operacioni i Policisë, për 1 orë e gjysëm vendos 687 gjoba

0
2145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore ka vijuar sot operacionin e koduar “Blici Rrugor” në të gjithë akset rrugore dhe zonat urbane të Shqipërisë.

Ky operacion nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta. Në operacionin e Rrugores që u mbështet edhe nga Policia e Rendit u angazhuan rreth 400 punonjës policie.

Policia njofton se u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin, ndërkohë që aksioni synoi goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit  .

Si pasojë në të gjithë vendin u vendosën 687 masa administrative:

Nga këto 452 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit ,

Si dhe për shkelje të tjera u vendosen 235 masa administrative.

Operacioni i zhvilluar kishte për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Policia Rrugore edhe në ditët në vijim do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit rrugor, duke u fokusuar më shumë në drejtim të ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që përdorin pije alkoolike, që përdorin celularin dhe nuk respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit

Zjarr Tv Ad