Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Modelja Heidi Klum dhe këngëtari i grupit Tokio Hotel, Tom Kaulitz, janë martuar për herë të dytë brenda vitit. Ata shkëmbyen betimet në muajin shkurt, por fundjavën që kaloi organizuan një dasmë në Capri, Itali.
Heidi është fotografuar në jahtin ku është zhvilluar ceremonia e veshur me një fustan të bardhë dhe një vello të gjatë. Flokët e saj ishin të lëshuar dhe të krehur thjeshtë.
Ndërsa Tom kishte zgjedhur një kostum të bardhë dhe në gjithë dekorin mbizotëronte kjo ngjyrë. 46-vjeçarja dhe këngëtari 29-vjeçar festuan në jahtin luksoz me miqtë e tyre të afërt dhe me familjarët, përfshirë edhe katër fëmijët e modeles. Ditën Heidi ka ndarë foton e parë nga dasma në Instagram ndërsa më pas media të ndryshme kanë publikuar foto të tjera nga dasma.