Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë. Në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta sulmojnë tani që është i ndjeshëm, pas largimit të Kiarës. Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.
Olta: I thashë unë jo
Qetsori: Edhe ti the jo
Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional?
Qetsori: Jo, po them…
Dea: Ta lëmë të plagosur?
Qetsori: Po normal!
Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë?
Olta: Shumë i qartë ishte
Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen
Dea: S’më duket aq e drejtë pra
Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!