Tabaku akuzon qeverinë: Rritën çmimin e energjisë për mbi 500.000 familje shqiptare, sot reflektohet në xhepat e qytetarëve

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jorida Tabaku ka bërë një reagim në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Tabaku shprehet se çmimi i rritur ka sjellë rritjen e të gjitha çmimeve zinxhir në produkte, shërbime dhe reflektohet sot në të gjithë xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i Tabakut:

E rritën çmimin e energjisë për mbi 500.000 familje shqiptare dhe sot vijnë dhe thonë, prezantojnë një fashë tjetër.

Pra, ajo fasha që në 2013 e sulmuan si fashë hileqare dhe hajdutë mbasi cuan 20,000 veta ne burg për cmimin e energjise, edhe njerez qe fatkeqesisht kaluan edhe tragjedi, familjet shqiptare që kaluan edhe tragjedi sot nthonë të njejtën skenë do e prezantojmë per shtresen e mesme , nuk eshte rritur asnje leke cmimi I energjise per bizneset.

Sot, bizenset e nje fashe te caktuar paguajne 18.8 leke per KW/ore.

Cmim I rritur pa asnjë vendim nga ERE I cili ka sjelle rritjen e te gjitha cmimeve zinxhir, ne produkte, çmim I cili ka sjellur rritjen e një pjesë të madhe të shërbimeve , çmim I cili sot reflektohet në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Lexova me shumë interes një letër të cilën kryeministri kishte nisur qytetarëve shqiptarë dhe I thoshte I përmalluar se çmimi I energjisë në tregjet ndërkombëtare nga 50 euro/KW ka shkuar 250 pothuajse në disa raste edhe 500 prandaj do detyrohemi që të rrisim edhe çmimin e energjise.

Së pari një herë për dijeninë e atyre që I shkruajne letrat në tregjet ku blihet, shkruhet MW/ore jo KW/ore kushdo që e ka shkruar të paktën ta ketë dijeninë e kësaj, së dyti të gjitha problemet që kanë ardhur këtë periudhë të cilat I keni denoncuar qe në shtator jane problem menaxhimi.

Probleme të cilat lidhen me vendimmarrjet që I ka marë qeveria gjate muajit gusht dhe shtator për të shitur dhe blerë energjinë në pikë ose jo, sezon ose jo të cilat sot kanë influencuar edhe ne financat e ndërmarrjes e cila merret me energjinë elektrike, me sigurisht operatorin shtetëror të energjisë elektrike. Por të thuash sot që OSHE, e cila meqë ra fjala ka edhe një gjyq në arbitrazh për të cilin u njoftuam dje.

Zjarr Tv Ad