Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve, bën kërkesën e papritur

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë një lëvizje surprizë. Ai ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për zgjatjen e hetimeve me tre muaj.

Me kërkesën e tij, ish-ministri kërkon që hetimet të përfundojnë dhe të dërgohet dosja në gjykatë.

Sipas tij me vendimin e organit të akuzës nuk janë marrë parasysh, “Rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpara nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmjet veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve”.

Kërkesa e Tahirit për kundërshtimin e zgjatjes së hetimeve, është bërë ditën e sotme.

Pak ditë më parë u zgjat për herë të katërt, koha e hetimeve për ish-ministrin, i cili akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Shtyrja e afatit u bë për shkak të disa verifikimeve shtesë ndaj ish-ministrit.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë.

Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal

Zjarr Tv Ad