Tahiri bën bilancin: Policia më e përkushtuar, Shqipëria në 2016-ën ishte më e sigurt

0
757
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat ka bërë bilancin e vitit 2016 dhe sfidat që ka në vitin që sapo hymë. Tahiri ka vlerësuar pozitivisht vitin 2016 duke bërë një rezyme të punës së Policisë dhe situatës së sigurisë në vend.

“Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurt, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia  u rrit. Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë”, tha Tahiri.

Më tej Tahiri shtoi se “46.7 milionë euro pasuri dhe asete kriminale janë sekuestruar gjatë vitit 2016”, duke nënvizuar se “policia po forcon kapacitetin për të shkuar drejt peshqve të mëdhenj”.

“Për vitin 2016 janë kapur mbi 2100 persona të shpallur në kërkim; me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera; 90 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin nga vende të tjera drejt Shqipërisë”, u shpreh ministri.

Në lidhje me sfidat e policisë për vitin 2017, Tahiri tha se “dhuna në familje dhe armëmbajtja pa leje janë prioritetet madhore”.

Zjarr Tv Ad