Takimet e Ramës/ Blushi publikon SMS-në e nënkryetares së Bashkisë Vlorë: Punonjësit e administratës publike detyrohen të marrin pjesë! Kërcënohen me shkarkim nga detyra

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar takimet e kryeministrit Edi Rama në rrethe duke u shprehur se punonjësit e administratës publike detyrohen që të marrin pjesë.

Blushi ka publikuar në Facebook dy mesazhe të nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi që sipas tij u ka dërguar punonjësve të saj ku i ka kërkuar që të jenë të pranishëm në një takim të kryeministrit Rama në orën 17:00.

Madje, ajo shkruan se në rast mungese, do të mbahet përgjegjësi. Për këtë, Blushi thotë se është kërcënim për shkarkim nga detyra.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Kërcënimi i punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në takimet e Edi Ramës, duke i paralajmëruar me “mbajtje përgjegjësie” (nënkupto shkarkim nga detyra), është një vepër shumë e dënueshme penale.

Prokuroria duhet të reagojë menjëherë ndaj Nënkryetares së Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizi dhe ta procedojë penalisht për këtë krim të shëmtuar për llogari dhe me urdhër të Edi Ramës.

Duke u solidarizuar me punonjësit e administratës publike u bëjmë thirrje të mos frikësohen, të zbatojnë me përpikmëri vetëm ligjin dhe statusin e tyre, si dhe të refuzojnë pjesëmarrjen me pahir në mitingjet mashtruese të Edi Ramës.

Partia e Lirisë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do të jenë gjithmonë në mbrojtje të lirive, të drejtave të tyre dhe të zbatimit të ligjit.

Modeli shtypës i qeverisë së Edi Ramës është në largim! Ora e llogaridhënies po afron!

Zjarr Tv Ad