“Tallavasë t’i marrin të keqen”/ Rama: T’i heqim zorrën qorre Shqipërisë, na turpëron të gjithëve

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ka vijuar me ironitë dhe sulmet ndaj opozitës.

Gjatë fjalimit të tij, Rama është shprehur se Shqipërisë i duhet hequr zorra qorre, e cila turpëron ndërkombëtarisht dhe botërisht gjithë shqiptarët.

“Unë, siç e dini, tani e hoqa apendicitin zorrë qorre u quaka. Tani duhet të heqim bashë zorrën qorre të Shqipërisë në 14 maj.

Se zorra qorre e Shqipërisë nuk është se na ndalon do të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë shpejt para, por më e rëndësishmja është na turpëron të gjithëve. Na turpëron ndërkombëtarisht e botërisht, siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat këtu që i është ofruar një nga kokat e zorrës qorre ‘Gjikja’.

Ju kërkoj ndjesë se jeni mbledhur shumë këtu, por ne kemi vendour të mos kemi tribuna”, tha Rama.

Më tej u është përgjigjur kritikave për kolonën zanore e fushatës, duke thënë se tallavasë t’i marrin të keqen.

“Ata tallavasë t’i marrin të keqen. Këta rrinë e dëgjojnë gjithë ditën çfarë del nga zorra qorre dhe u bezdiskan nga ritmi i një kënge kjo meriton një përgjigje me Tit vullkanin”, vijoi më tej Rama.

Zjarr Tv Ad